Korça pret “Code for Albania,” kampin veror që ka bërë bashkë 100 fëmijë nga i gjithë vendi e 10 instruktorë nga SHBA

Në Korçë është duke u zhvilluar një kamp veror “Code for Albania,” si pjesë e Korça ICT Academy. Në këtë kamp janë mbledhur 100 fëmijë nga gjithë vendi, 20 studentë nga Korça dhe Tirana, 10 instruktorë nga ShBA, të diplomuar dhe punësuar në qendrat më të mëdha teknologjike amerikane.

Ky aktivitet ka nisur para 4 vitesh me gjashtë fëmija nga Korça ndërsa sot janë 30 që u janë shtuar dhe 70 fëmijë nga qytetet e tjera. Për tre vite, ata do të ndjekin një kurrikulë jashtëshkollore që edukon në programim dhe human centered design, me instruktorë amerikanë dhe shqiptarë.

Ministri i Mbrojtjes, njëherësh dhe deputet i qytetit juglindor, kujton se “Korça po punon që të bëhet qendra rajonale e kampeve verore për fëmijët dhe të rinjtë, në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.”