Pas "Gulf-it" plas një tjetër mashtrim në Shqipëri
Pëlqej
Dy shtetas norvegjezë zgjodhën Shqipërinë për të pastruar mbi 800 mijë euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi.

Prokuroria shqiptare ka zbuluar se Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen tentuan, nëpërmjet hapjes së firmave fantazëm, të justifikonin qindra mijëra euro që i kanë siguruar nga aktiviteti kriminal.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria e Tiranes, ka rezultuar se shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e regjistruar në Novergji, ka shitur aksionet e saj në vendin tonë për një vlerë prej 2 850 euro. Blerësi kryesor, me 90 % të aksioneve është Ove Johanson.

Dy muaj pas kësaj kontrate, Johanson i shet Joo Borgen Nilsen 40 për qind të aksioneve të firmës për një vlerë prej 600 mijë euro.

Pra një cmim 500 herë më i madh se vlera e blerjes në një kohë që në shoqëri nuk ishte bërë asnjë investim.

Nag ana tjetër norvegjezi Nilsen, regjistroi në vendin tonë shoqerine me emrin “Asia Capital Group” me object veprimatrie, ndërtime, projektime dhe zbatime të projekteve inxhinierike.

Me anë të këtyre kamuflimeve norvegjezët sollën në vend disa llogari bankare nga Filipinet, vlera e të cilave është 600 mijë euro.

Kjo shumë është sekuestruar nga prokuroria, e cila përveç transaksioneve të dyshimta të blerjes së aksioneve shumë lirë dhe shitjes me një vlerë 500 fish më të lartë, ka mbledhur informacion se dy norvegjezët janë të kërkuar dhe dënuar edhe në vende të tjera të rajonit.

Ove Johanson rezulton i dënuar në Kosovë për një mashtrim me 300 mijë euro. Ndërsa Joo Borgen Nilsen rezulton pjesë e skemave piramidale në Norvegji e njohur si Unaico.

Prokuroria ka çuar dosjen në gjykatën e Tiranës, por sakaq dy norvegjezët janë larguar nga Shqipëria, raporton TCH.
Shtuar më 07/05/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori