Pas 1 qershorit zbardhen pasuritë e zyrtarëve të lartë
Pas 1 qershorit Agjencia Kundër Korrupsionit pritet të publikojë në faqen e saj zyrtare ne internet formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve.

Në një prononcim për gazetën Tribuna, kryeshefi ekzekutiv i AKK-së, Hasan Preteni është shprehur se publikimi i formularëve behet 60 ditë pas afatit të dorëzimit të formularëve.

“Sipas afateve ligjore, ne jemi të obliguar që publikimin e formularëve ta bëjmë 60 ditë pas afatit të dorëzimit të formularëve në agjenci nga ana e zyrtarëve. Data e dorëzimit ka qenë 31 marsi dhe ne nga 1 qershori fillojmë publikimin”, ka thënë Preteni.
Shtuar më 18/05/2013, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori