U shkarkua, por Valverde ka statistikat më të mira nga gjithë trajnerët e Barçës

Përfaqësuesit e Valverde janë takuar me bordin drejtues të Barcelonës, gjatë ditës së sotme, për të biseduar rreth të ardhmes.

Mësohet se presidenti i skuadrës i ka bërë me dije trajnerit se ai nuk do të jetë më në krye të stolit, dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Por, përkundër kësaj situate, statistikat tregojnë se Valverde është trajneri me përqindjen më të mirë në Ligën e Kampionëve, në histori të Barcelonës.

Valverde ka humbur vetëm 7.14 për qind të ndeshjeve në LK, ose më saktë, ka humbur vetëm dy nga 28 ndeshjet e luajtura në këtë kompeticion.

Por, këto dy humbje kanë qenë fatale, pasi kanë qenë dy përmbysjet e mëdha, ajo në Romë, dhe tjetra në ‘Anfield’.

Valverde pra ka 7.14% humbje në LK, kurse Pep Guardiola është i dyti me për qindjen më të mirë, me 11.54% (6 humbje nga 52 ndeshje).

Valverde pritet të zëvendësohet nga Quique Setien.


Shtuar 14.01.2020 09:09