Papunësia në shifra alarmante
Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi e ka cilësuar si alarmante situatën e papunësisë në Kosovë e cila arrin në shifrat 35-45 për qind. Në një prononcim për Kosovapres ai shprehet se nga kjo papunësi preken më shumë të rinjtë.


Gjendja sociale për ne si BSPK, është alarmante. Sepse është një papunësi jashtëzakonisht e madhe, posaçërisht vë theksin tek të rinjtë që çdo vit dalin me kapacitet prej 20 mijë forca të reja që të punësohen. Andaj ne si BSPK në partneritet me Qeverinë dhe punëdhënësit, në çdo Këshill Ekonomiko-Social dhe në çdo takim tjetër jashtë KES-it, fokusohemi tek gjendja momentale, e një papunësie, e cila sipas statistikave është 45 për qind dhe e një varfërie e skajshme, afër 18 për qind ”, pohoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori