Adelina Ismaili përlot me dedikimin për nënën e saj të vdekur: Do i dridh 7 qiej nga dhimbja

Ditën e sotme, bëhen 4 vite nga ndarja nga jeta e nwnws sw Adelina Ismailit.

Me anw tw njw posti, Adelina shprehet se nuk ka folur asnjëherë për dhimbjen që i ka lënë në shpirt ikja e së ëmës sepse nuk di ta shpjegojë diçka që nuk mbaron kurrë.

“Kurrë nuk kam folur për dhimbjen që e kam për ty se jam frikësuar se mos do i dridh shtatë qiej e tokën nëse e lë dhimbjen të dalë. Ata qiej ku më ke mësuar të fluturoj e këtë tokë që më ke mësuar t’i kthehem. E këta njerëz që më ke mësuar t’i dua.

E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Si mund ta shpjegoj diçka që nuk mbaron kurrë?

Sa shpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dashur nuk e kam bërë se nuk janë sytë e tu për të më parë. Më pak dhimbje kisha ndjerë nëse do më kishe lënë kujtime pa krenari.

Ti më ke lënë rrugën e shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy ëngjujt që veç të mirën e njohur. Përjetësisht puth edhe tokën ku ti ke ecur mami”, ka shkruar Adelina. /albeu.com/


Shtuar 25.04.2020 17:00