Fuqizimi i kapaciteteve institucionale për përthithjen e
fondeve të Bashkimit Europian në sektorin e bujqësisë, ishte në qendër të diskutimeve të takimit që ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti pati sot me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Ettore Sequi.
Gjatë takimit u ra dakord që Agjencia e Pagesave të këtyre
fondeve të ristrukturohet dhe fuqizohet. Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim që
financat në bujqësi duhet të
orientohen drejt rezultatit të rritjes së
prodhimit bujqësor, përpunimit dhe tregut. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2013,
ora 14:03