OSHEE jep lajmin e rendësishëm për adresat
Pëlqej
Kompania OSHEE, në bashkëpunim me nënkontraktorin që po zbaton ne terren procesin e përditësimit të të dhënave, bën me dije se për shkak të fluksit në sportele, shtyhet vijimi i procesit të përditësimit të të dhënave deri në Mars 2018.

Vendosja e afatit 31 Janar dhe rezervimi i të drejtës për ndërprerjen e energjisë elektrike në rast mospërditësimi të të dhënave, ka shtuar fluksin e abonentëve në pikat e autorizuaRa për përditësimin e të dhënave.

Procesi i përditësimit ka vijuar gjatë gjithë vitit 2017, ku pavarësisht intensifikimit të punës në terren, konstatohen ende abonentë që nuk kanë saktësuar të dhënat, kryesisht shtëpi të dyta, emigrantë, por edhe konsumatorë të cilët nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit!

Shtuar më 01/02/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori