Obama shpëton ekonominë?
Pas pushimeve të kongresit, në muajin shtator, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka deklaruar se do të paraqesë një plan konkret për ndihmë të ekonomisë.
"Kur kongresmenët do të kthehen në shtator, do të paraqes një plan konkret për ndihmë të ekonomisë, për krijimin e vendeve të punës dhe kontrollim të deficitit buxhetor", deklaroi Obama.

Një deklaratë të tillë ai e ka bërë në shtetin federal Ajova në ditën e parë nga turneu treditor në tre shtetet e Perëndimit të mesëm.

Paraprakisht në Minesota, presidenti i SHBA-së e kritikoi qëndrimin e Partisë republikane, e cila është kundër rritjes së tatimeve të amerikanëve më të pasur, me qëllim që të zvogëlohet deficiti buxhetor dhe niveli i borxhit të shtetit.

Obama e përkrah pozitën e investuesit dhe miliarderit Uoren Bafet, i cili i bëri thirrje Qeverisë së SHBA-së që t'i rrisë tatimet e të pasurve në shkrimin e gazetës "Nju-Jork tajms" nën titull "Ndaloni me përkëdheljen e super të pasurve".

Bafet bëri thirrje në rritjen e tatimeve për amvisëritë me të ardhura mbi një milionë dollarë dhe rritje shtesë për amerikanët, të cilët fitojnë më shumë se 10 milionë dollarë.
Zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë Xhej Karni mohoi se turneu paraqet një fushatë parazgjedhore. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2011, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori