Obama: Ekonomia amerikane po rritet me ritme të ngadalta
Presidenti amerikan Barak Obama në një konferencë për mediat pranoi se ekonomia amerikane po rritet me ritme të ngadalta por “se liderët në Samit kanë bërë progres për t’i vënë vendet e tyre në pozicione më të qëndrueshme”.

Presidenti amerikan ka deklaruar se Europa ka rënë dakord për një plan që të parandalojë krizën e borxheve në kontinent dhe të mos lejojnë përhapjen e krizës greke në vendet e tjera të Eurozonës.

Obama është shprehur se, BA-të duhej të merrnin hapa agresive për të rregulluar krizën e tyre ekonomike disa vjet më parë dhe i bëri thirrje partnerëve të tij europianë që të bëjnë të njëjtën gjë. “Ata do të gjejnë një partner të fortë tek ne, por liderët europianë e kuptojnë se tregjet kohët e fundit kërkojnë një sinjal të fortë nga Europa se ne mbështesim euron” është shprehur ai gjatë fjalës së tij./albeu.com/.
Shtuar më 04/11/2011, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori