Obama: BE të veprojë mbi krizën e borxheve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama gjatë një fjalimi të mbajtur në Uashington ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të veprojnë në mënyrë të vendosur lidhur me krizën në rritje të borxheve të eurozonës.

Ndërkohë që është shprehur se do të ofronte ndihmën amerikane për kalimin e kësaj krize. “U komunikova atyre se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta bëjnë pjesën e tyre për t’i ndihmuar ata në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kjo është e rëndësisë së madhe për ekonominë tonë. Nëse Evropa tkurret ose nëse Evropa ka probleme, është shumë më vështirë për ne të krijojmë punë të mira këtu në shtëpi”, tha Barak Obama, duke folur së bashku me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj, dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.
BE-ja bëri të ditur nga ana e saj se priste nga SHBA-ja që të vepronte në planin afatmesëm për të reduktuar defiçitin buxhetor. /albeu.com/

Shtuar më 29/11/2011, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori