Nuk paguanin taksat, mbyllen 29 biznese
Pëlqej
Drejtoria e të Ardhurave Publike vazhdon me aksionin e saj për gjobitjen dhe mbylljen e të gjitha bizneseve që shmangin tatimet. Pas lajmit të së premtes, se ky institucion tatimor ka mbyllur gjithsej 400 biznese, DAP ka informuar së fundi se këtij numri i shtohen edhe 29 subjekte të tjera. Pas Shkupit, Tetovës, Kumanovës e Manastirit, aksioni është zgjeruar edhe në Gostivar e Shtip, bën të ditur "Zhurnal". Dy ditët e kaluara, në Gostivar janë mbyllur 8 biznese, kurse në Shtip ky numër shkon në 21. Në mesin e subjekteve të gjobitura ka pompa karburanti, restorante dhe magazina për material ndërtimor. Gjoba për këto subjekte kushton 3.250 euro./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori