Dashnor Sula shkon me thesin me ullinj në Kuvend, deputeti: U ka ngelur pa shitur fermerëve (VIDEO)

Ditën e sotme po mbahet seancë plenare në Kuvend ndërkohë deputeti i PD, Dashnor Sula ka bërë një gjest i cili ka qenë një surprizë për të gjithë.

Deputeti është futur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj dhe një degë ulliri.

Ky veprim vjen si shkak i rritjes së prodhimit të ullinjve, ndërsa çmimi për të është ulur ndjeshëm.

Momenti që deputeti Sula ka hapur thesin sigurisht që ka shkaktuar edhe të qeshura tek gazetarët e pranishëm, të cilët nuk hezituan t’i drejtonin mikrofonin./albeu.com