Nishani- Ibuki: Forcim bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Japoni
Pëlqej
Presidenti Bujar Nishani shprehu sot mirënjohjen për asistencën japoneze, dhënë përmes Agjencisë së Zhvillimit, nëpërmjet programeve të ndryshme të implementuara nga Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në shumë fusha si energjetikë, bujqësi, infrastrukturë, shëndetësi, etj.

Gjatë një takimi me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë Bunmei Ibuki, dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron, Kreu i Shtetit vuri në dukje se vizita e delegacionit parlamentar është shprehje e interesimit dhe rëndësisë që Japonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, ndërsa nënvizoi se diplomacia parlamentare është një dimension funksional në dialogun tonë politik dypalësh dhe një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunim.

"Duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona Presidenti shprehu vullnetin për të punuar së bashku për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë politik dhe ekonomik, ndërsa ftoi biznesin japonez që të jetë më i pranishëm në Shqipëri.
Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj Japonisë për njohjen dhe mbështetjen e dhënë për Kosovën, të cilën e vlerësoi njëkohësisht si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe e siguroi bashkëbiseduesin se Shqipëria do të jetë edhe në të ardhmen një kontributor i rëndësishëm për rritjen e mirëbesimit dhe bashkëpunimit në rajon." thuhet ne njoftimin e shpendare nga Presidenca.

Ndersa zoti Ibuki përgëzoi popullin shqiptar për arritjet pozitive dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe shprehu besimin se zhvillimi i shpejtë ekonomik do të rrisë rolin dhe autoritetin pozitiv të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.
Ai siguroi Presidentin se klima e favorshme dhe projektet konkrete janë nxitësit kryesorë për praninë e biznesit japonez në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori