Nga ushtarët tek komandantët, sa rriten pagat në ushtri

Pëlqej
Duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, do të kenë rritje të pagave për 6.800 ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Pagat e ushtarakëve, do të pësojnë rritje që e çojnë rrogën më të lartë për nënoficerët në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj.

Ndërsa rroga e një gjenerali me tre yje, apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë.

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2019 është 22 miliardë Lekë, 10 % më shumë se në 2018. Rritja e pagaveushtarakëve do t’i kushtojë shtetit në një vit rreth 250 milionë lekë.

Shtuar më 13/11/2018, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori