Nesër takim me presidentin slloven, Meta niset me tren drejt Lubjanës (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka postuar një video në Facebook, ku shfaqet duke udhëtuar me tren në drejtim të Lubjanës, pasi pritet që nesër të zhbillojë një takim me homologun e tij slloven Borut Pahor.

“Mbresëlënës udhëtimi në mbrëmje me tren drejt Ljubljanës, ku neser do të takohem me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor!”, shkruan Meta në postim.

Kujtojmë se në datën 24 të këtij muaji, Metës i mbaron mandati si kryetar shteti. Në vend të tij do të jetë Bajram Begaj i cili u votua nga Kuvendi rreth një muaj më parë.

Meta, pas mbarimit të mandatit do të kthehet te partia e tij, LSI-ja, të cilën përgjatë këtyre viteve ia ka besuar bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit./albeu.com


Shtuar 4.07.2022 20:53