Zjarri në hyrje të Vlorës, digjen disa mjete të rënda, rrezikohen edhe bizneset (VIDEO)

Disa depozita jashtë funksionit në hyrje të Vlorës u përfshinë nga një zjarr masiv ditën e sotme.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, teksa situata në pjesën perëndimore është më alarmante, pasi rrezikohet një pjesë e bizneseve.

Aktualisht ka nisur djegia e disa mjeteve të rënda që mund të arrijnë në një vlerë qindra mijëra euro.

Flakët janë të favorizuara nga era e fortë, teksa një numër më i lartë zjarrfikësish është i detyrueshëm.


Shtuar 21.08.2023 18:38

Tags: ,