Nëntor, KESH eksporton 10.4 mln euro energji
Pëlqej
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, do të shesë gjatë muajit Nëntor një sasi energjie që kap vlerën e 10,4 milionë eurove. Në tenderin që u zhvillua për muajin Nëntor, dolën tre kompani fituese që do të blejnë energji. Kompania EGL do të blejë 7.200 MW/h. Kompania GEN-i TIRANA sh.p.k. do të blejë 45.36 MW/h dhe kompania EFT do të blejë një total prej 163.44 MW/h.

E gjithë sasia energjitike që do të eksportojë KESH, kap vlerën e 216 MW/h. Aktualisht situata hidrike paraqitet në nivele të larta, duke shtuar prodhimin e energjisë elektrike dhe hapjen e mundësive për ta shitur apo depozituar atë.

Çmimet e shitjes së energjisë vijojnë të bazohen në bursën greke, ku variojnë nga 42 deri në 46 euro për kW/h. Deri tani Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka përfituar 95 milionë euro të ardhura nga eksporti i energjisë, të cilat janë përdorur për të shlyer detyrimet e saj.
Shtuar më 04/11/2010, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori