Në qershor deficiti tregtar u rrit 27,5 për qind
Insituti i Statistikave publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme sipas të cilit deficiti tregtar në muajin qershor llogaritet 26 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 27,5 % krahasuar me qershorin e 2013">2013.

Sipas INSTAT-it, në muajin qershor 2014">2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 22 miliard lekë, duke u rritur me 8,2 % në krahasim me qershor 2013">2013 dhe ulur 11,3 % në krahasim me maj 2014">2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve “tekstile dhe këpucë” me 24,1 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 23,9 % dhe “produkte kimike dhe plastike” me 14,1 %. Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 23,7 %. Në muajin qershor 2014">2014 importi i mallrave arriti vlerën 49 miliard lekë, duke u rritur me 17,9 % në krahasim me qershor 2013">2013 dhe 1,4 % në krahasim me maj 2014">2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve “prodhime druri dhe letre” me 35,2 %, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 31,8 %, “produkte kimike dhe plastike” me 24,6 % dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 18,9 %. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2014, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori