Karantina i ka prishur linjat, Tayna zbulon me këtë foto sa kilogram ka shtuar (FOTO LAJM)

Qëndrimi në të njëjtin vend për shumë kohë i ka bërë të gjithë jo vetëm të kalojnë kohën maksimale me më të dashurit e tyre, por dhe të konsumojnë më shumë ushqime.

Personazhe të ndryshme kanë treguar se frika më e madhe e tyre pas mbarimit të karantinimit është shtimi në peshë dhe kilogramët e tepërt që mund të kenë marrë.
Këtë fakt e ka treguar edhe reperja e njohur, Tayna e cila ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të ‘body-t’ që përdor për mos t’u shëndoshur.

“Duke u munduar për të ruajtur belin se mbaruam duke ngrënë. +5kg”, ka shkruar reperja krah këtij postimi.
Siç duket edhe për Taynën këto ditë nuk janë aspak të lehta për shkak se reperja nuk i ka kursyer vetes asnjë ushqim, i cili e ka bërë të shtojë jo pak, por 5 kilogramë më shumë.


Shtuar 31.03.2020 21:10