Në 3-mujorin e katërt të 2013-ës ekonomia u rrit me 1.1 %
Ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013">2013 u rrit me 1.1 % krahasuar me 3-mujorin e vitit pararendës. Në një konferencë për shtyp, drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi deklaroi të hënën se ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë, tregti, hotele dhe restorante, ndërtim, industri dhe post komunikacione.

Sipas tij në tremujorin e katërt të vitit 2013">2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, aktiviteti bujqësor pati rritje prej 1.23%, ndërsa, grupi i industrive u rrit me 7.18% në tremujorin e katërt të vitit 2013">2013 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012">2012.

Ndërsa aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013">2013 pati rritje prej 3.66% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012">2012. Grupi i degëve tregti, hotele dhe restorante pati një rritje prej 3,12% në tremujorin e katërt të vitit 2013">2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 7,04% ndërsa hotele dhe restorante patën rënie me rreth 16.71%.


Aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013">2013 u ul me 27.92% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi posta dhe komunikacioni u shfaq me një rritje prej 8.36% në tremujorin e katërt të vitit 2013">2013 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012">2012. Grupimi shërbimet e tjera në tremujorin e katërt të vitit 2013">2013 pati rënie me 1.76% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012">2012. Në këtë grup, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2014, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori