Ndryshon sërish ligji i lojrave të fatit
Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar një draft të propozuar nga Ministria e Financave që ndryshon sërish ligjin e lojravefatit.

Ligji i ri ndryshon taksat e lojravefatit nga fikse në përqindje mbi fitimin dhe do të nisë të zbatohet fillimisht tek bastet sportive dhe më vonë edhe tek lojrat e tjera.

“Nga 5% të xhiros do kalojmë në 25% të fitimit sepse tashmë i kemi mundësitë të vendosim matësit e saktë fiskale”, shprehet zv/ministri i Financave, Alfred Rrushaj. Por deputetët e opozitës i kanë kërkuar qeverisë të sjellë në Kuvend masa më të ashpra për të kufizuar këtë industri, që tashmë sipas tyre është bërë streha e parave të pista.

Në vitin 2008, sipas të dhënave zyrtare të tatimeve, xhiroja e formale e lojravefatit në Shqipëri ishte rreth 100 milionë dollarë, por ekspertët thonë se biznesi i kumarit në vend është disa herë më i lartë se kaq për shkak se një pjesë e mirë e tij zhvillohet në të zezë.
Shtuar më 01/10/2010, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori