Ndryshon procedura për makinat, si do të nxirren tashmë nga qarkullimi
Pak para se të ikte nga zyra, Damian Gjiknuri ka firmosur edhe një udhëzim, i cili pritet t'i hapë mjaft punë pronarëve të automjeve ku i nxjerrin nga qarkullimi.

Sipas këtij udhëzimi të siguruar nga Albeu.com, një makinë nuk mund të nxirret në mënyrë të përhershme nga qarkullimi pa patur një certifikatë shkatërrimi, e cila duhet të lëshohet nga administratorët e njësisë ekonomike që kanë marrë përsipër këtë veprimtari.

Deri më tani, një shofer që donte të nxirrte përherë nga qarkullimi makinën e tij mjaftonte që të dorëzonte lejen e qarkullimit, targat si edhe nje kërkesë sëbashku me kartën e identitetit, tashmë kësaj dosjeje i shtohet edhe formulari i shkatërrimit.

Në këtë mënyrë, asnjë mjet nuk do të shpallet i nxjerrë nga qarkullimi dhe pronarët do të detyrohen të paguajnë taksa nëse nuk bëjnë shkatërrimin e makinës.

Praktikisht, makinën nuk mund ta çregjistrosh dhe ta përdorësh pa dokumente nëse nuk e ke shkatërruar.

UDHËZIM
Nr. 1, datë 15.1.2019
PËR DISA SHTESA NË UDHËZIMIN
NR. 1, DATË 18.1.2012, “PËR DOKUMENTET E QARKULLIMIT DHE TË REGJISTRIMIT TË MJETEVE RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOVE TË TYRE”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të pikës 4, neni 102, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 102, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe
neneve 252 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.153, datë 7.4.2000 “Rregullorja e zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 705, datë 10.10.2012, pika 4, seksioni VIII,
ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

UDHËZON:
Neni 1
Në nenin 21 të emërtuar “Heqja e përhershme e
mjeteve nga qarkullimi”, në pikën 4 shtohet
shkronja “g” me këtë përmbajtje: “g) “Certifikatën e shkatërrimit” të lëshuar nga operatorët ekonomikë në përputhje me
parashtrimet e akteve ligjore e nënligjore për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës. Formati i certifikatës së shkatërrimit, është sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare.

MINISTRI I INFRASTRUKTURËS
DHE ENERGJISË

Damian Gjiknuri
Shtuar më 01/02/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori