Paloka i bindur: Është momenti që të shohim nga e ardhmja

Kandidati për deputet Edi Paloka ka folur nga Durrësi pas projeksioneve ku sipas të cilave fituese rezulton Partia Demokratike.

Paloka teksa foli nga selia e PD-së, tha se numërimi i votave do të konfirmojë edhe njëherë tjetër fitoren e PD-së.

“Është momenti që të shohim nga e ardhmja, të projektojmë të ardhmen tonë. Të falenderojmë të gjithë ata që gjatë gjithë kësaj kohe punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot. Prandaj falenderime të mëdha për të gjithë. Jam i bindur se edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjitha procedurave. Faleminderit.,”- tha Paloka ndër të tjera.


Shtuar 25.04.2021 23:37