Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur dhe tetë të plagosur nga sulmet ruse

Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga sulmet ruse me ditwn e djeshme në Kramatorsk, në Ukrainën lindore , sipas kryebashkiakut të qytetit.

“Rusia vazhdon të terrorizojë. Pasoja e bombardimeve të Kramatorskut me armë thërrmuese janë : dy të vdekur dhe 8 të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë”, shkruan kryebashkiaku Alexander Goncharenko në faqen e tij në Facebook.

Nga bombardimet u shkatërruan 12 ndërtesa dhe 14 objekte komunale .

Gazetarët e AFP thanë se dëgjuan dhjetë shpërthime pothuajse të njëkohsishme dhe më pas panë tym që ngrihej nga një park në jug të qytetit. Pak më vonë , dhjetë shpërthime të tjera të ngjashme u dëgjuan nga një zonë që është rreth 2 kilometra nga vendi i bombardimit të parë.

Kramatorsk, një qytet me 150,000 banorë para luftës, është afër Bakhmutit, fokusi i luftimeve ruse
për shumë muaj.

Pas pushtimit të qytetit të Donetskut në vitin 2014 nga forcat pro-ruse, Kramatorsk luan rolin e selisë së autoriteteve lokale ukrainase. Në prill 2022, një raketë ruse goditi stacionin e trenit të qytetit, duke vrarë 60 civilë që prisnin trenin për t’u larguar nga zona./albeu.com/