Paralizohet futbolli, shteti europian vendos të pezullojë për 3 javë futbollin

Coronavirus ka alarmuar dhe ka krijuar kaos në shumë shtete të Botës dhe për momentin futbolli ka kaluar në plan të dytë. Në shumë kampionate po luhet me dyer të mbyllura, ndërsa disa të tjerë janë pezulluar.

Fillimisht, ishte Zvicra që mori vendimin drastik dhe ndaloi futbollin, ndërsa pas helvetëve ishte Italia ditën e djeshme, ku u konfirmua pezullimi deri me 3 prill.

Të njëjtin vendim ka marrë së fundmi edhe Austria. Futbolli do të ndalojë deri më 3 prill, më pas do të vlerësohet situata dhe të merret një vendim përfundimtar. Ashtu si Italia, edhe në Austri do të luajë vetëm ekipi që merr pjesë në kompeticionet e UEFA-s, siç është LASK Linz, i cili do të përballet me Manchester United me dyer të mbyllura.


Shtuar 10.03.2020 17:52