Misioni i FMN-së, takim me Guvernatorin Fullani
Pëlqej
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili ndodhet në Tiranë nga 26 gushti ka zhvilluar takohet me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Misioni i FMN-së prej një jave ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Ministrinë e Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tatimeve, Doganave, INSTAT-it, etj.

Në fokus të bisedimeve do të jenë: situata makroekonomike, zhvillimet dhe prospektivat; të dhënat rreth rritjes ekonomike; inflacioni; performanca e të ardhurave, ecuria e taksave; shlyerja e detyrimeve të prapambetura; reformat në sektorët e energjisë, pensioneve, etj; investimet e huaja; niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme; buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet, investimet;etj.
Shtuar më 02/09/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori