Ministria e Financave paguan eurobondin në vlerë 322.5 milin euro
Ministria e Financave ka paguar eurobondin e emetuar në vitin 2010">2010. Shuma e paguar nga ministria e Financës është 322.5 mln euro.

Po ashtu ministria e Financave bën më dije se vlera e principalit është 300 milion euro, ndërsa 22.5 mln euro është kësti i fundit i interesit.

“Më datën 4 nëntor 2015 ministria e Financave pagoi eurobondin e emetuar në vitin 2010">2010. Shuma e paguar nga ministria është 322.5 milionë euro, nga e cila 300 milionë euro është vlera e principalit dhe 22.5 milionë euro është kësti i fundit i interesit.

Fondet për pagesën u siguruan:

o 250 milionë euro nga një kredi (me garanci të Bankës Botërore) e marrë në tregjet ndërkombëtare;
o 50 milionë euro nga instrumente të emetuara në tregun e brendshëm.
Eurobondi me shumë 300 milionë euro u emetua më 4 nëntor të vitit 2010">2010, me maturim 5 vjet dhe normë interesi 7.5% dhe ishte emetimi i parë i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit me qëllim financimin e deficitit buxhetor”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Financave.
Shtuar më 04/11/2015, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori