Ministrat e BE-së nënshkruajnë pakon e shpëtimit për Irlandën
Pëlqej
Ministrat evropianë pritet të nënshkruajnë sot pakon e shpëtimit prej 85 miliardë eurosh për Irlandën. Ministrat e financave nga euro-zona 16 anëtarëshe pritet të takohen në Bruksel për të diskutuar pakon emergjente të kredisë për Irlandën e zhytur në krizën e bankave dhe deficitit buxhetor.

Edhe ministrat e BE-së që nuk janë në eurozonë, do të mblidhen për të miratuar ndihmën, që është e dyta në radhë, pas Greqisë e cila mori pako të njëjtë shpëtimi në muajin maj.
Shtuar më 28/11/2010, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori