E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Miliarda, kush e lëviz lekun në Shqipëri
Rreth 822 miliardë lekë qarkulluan gjatë 2018-ës, 50 kompanitë me xhiron më të lartë në vend.

Xhiro maksimale arriti në mbi 62 miliardë lekë dhe minimalja në mbi 6 miliardë lekë.

Por kush i qarkullon këto para?

Të para sipas pronësisë, referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rezulton se 27 kompanitë të përfshira në 50-shen me xhiron më të lartë, janë me pronësi shqiptare. 19 prej tyre janë me pronësi të huaj por që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë dhe 4 kompani janë me pronësi të përbashkët shqiptaro-të huaj.

Por cilët janë sektorët kryesorë që kanë vlerat më të mëdha monetare “ndër duar”.

5 janë sektorët që xhirojnë më shumë para, ku tregtia zë vendin e parë me 20 kompani, prodhimi renditet në vendin e dytë me 12 kompani, shërbimet po ashtu, ku listohen 10 kompani, ndërtimi dhe transporti. Ndërsa vetëm 10 kompanitë e para në listë qarkulluan regjistruan një xhiro totale prej 387.8 miliardë lekë gjatë vitit që lamë pas.

Pronësia e kompanive me xhiron më të madhe:

Shqiptare 27 kompani

E huaj 19 kompani

E përbashkët 4 kompani

Sektorët:

Tregti 20 kompani

Prodhimi 12 kompani

Shërbimi 10 kompani

Ndërtimi 7 kompani

Tansporti 1 kompani. /scan/
Shtuar më 08/03/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori