Lajm i keq për PSG, Mbappe humbet ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich

PSG shqetësohej për dëmtimin e Mbappe ndaj Montepellier dhe klubi francez konfirmon se sulmuesi i tyre do të jetë jashtë për disa kohë.

Mbappe pësoi në fillim të lojës një shqetësim në kofshën e majtë dhe kërkoi një zëvendësim. Klubi ka konfirmuar se sulmuesi francez do të jetë jashtë fushave për tre javë.

Christophe Gaultier nuk mund të llogarisë yllin francez për ndeshjen ndaj Marseille dhe Monaco. Gjithashtu problemi më i madh për ta është mungesa e tij në ndeshjen e parë të Champions League përballë Bayern Munich në datën 14 shkurt.

Në sezonin aktual, sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar 6 herë në 26 ndeshje për kampionët e Francës.


Shtuar 3.02.2023 11:58