METE zgjidh 12 kontrata për ndërtimin e HEC-ve
Disa prej shoqërive koncesionarë që kishin fituar të drejtën për të ndërtuar HEC-e në vend nuk kanë arritur të respektojnë kontratën që kanë pasur më METE-n për ndërtimin e këtyre veprave.

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka zgjidhur kontratat me 12 shoqëri koncesionare të ndërtimit të HEC-ve. Shkak për këtë sipas METE është bërë mospërmbushja e kushteve kontraktuale prej disa vitesh, nga këto kompani.

Shoqëritë e penalizuara janë: Ansara Koncesion, Pre Energu, Stebleva, Energji Univers, Strelca Energy, Geoalbania Uno, Erald Energjitik, Rajan Energy, Eko Energy, Veleshica, Energy dhe Hec i Peqinit.


Për ndërtimin e këtyre veprave pritët që ministria të përzgjedhë shoqëri të tjera të cilat do të përzgjidhen në bazë të ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori