Fillojnë punimet e linjës së
transmisionit 400 kilovoltësh mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të këtyre punimeve.
Linja 400kV e
transmisionit Kosovë-Shqipëri është një nga investimet më të mëdha të
transmisionit në Kosovë dhe është e rëndësisë së veçantë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.
Linja do t’i shërbejë prosperitetit të ekonomisë kosovare në të ardhmen.
Ky investim do të stabilizojë transmisionin e energjisë
elektrike në Kosovë. Po ashtu do të mundësojë një shkëmbim të balancuar mirë të energjisë
elektrike me Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2011,
ora 13:15