Libia kërcënon ekonomikisht Italinë
Djali i Gaddafit, Saif, deklaroi se Libia ka arsye të ndihet e tradhëtuar prej dikur aletëve italianë, ndërsa theksoi se Roma zyrtare do të paguajë pasojat e qëndrimit që ajo ka mbajtur gjatë krizës.

Italia ka interesa të rëndësishme në ish-koloninë e saj, prej të cilës mbulonte deri përpara fillimit të krizës një pjesë të mirë të nevojave italiane për naftë.

”Kemi parë Italinë të qëndrojë në heshtje përballë këtyre terroristëve që kanë vrarë policët tanë me gjakftohtësi. Jemi shumë të shokuar nga qëndrimi i mbajtur prej tyre”, deklaroi Saif, në një intervistë të raportuar gjerësisht nga “Corriere della Sera”.

”Nuk do të jetë shumë e vështirë që të zëvendësohet Italia në interesat tona ekonomikë. Italia është partneri ynë kryesor tregtar në botë, por fare lehtë vendin e parë mund t’a marrë Rusia ose Kina”.

Gaddafi i ri transmetoi edhe një mesazh optimizmi për gjendjen e regjimit. “Populli libian është shumë i bashkuar, shumë shpejt do të fitojmë betejën kundër këtyre terroristëve dhe pastaj do të bëjmë llogaritë e duhura. Aktualisht, 90% e territorit të vendit është nën kontrollin tonë”. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori