Lezhë, qytetarët refuzojnë vendet e punës
Biznesi fason në Lezhë kërkon të punësojë 380 persona kryesisht në fabrikat e përpunimit të peshkut dhe të këpucëve, por këto vende refuzohen nga punëkërkuesit lezhjanë.

Drejtori i Shërbimit të Punësimit në Lezhë ka deklaruar se të gjithë ata persona që refuzojnë punësimin do të fshihen nga skema si të papunë.

"Të gjithë qytetarëve qoftë me ndihmë ekonomike qoftë pa ndihmë ekonomike nëse do të refuzojnë vendet e punës që kemi në dispozicion nuk do u shërbehet as për libreza shëndetësore as për ndihmë ekonomike as për ndonjë shërbim tjetër që kërkojnë në institucione të tjera. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë tek zyra e punës në Lezhe dhe të marrin fletën për tu adresuar në këto dy aktivitete", ka thënë ai, raporton Ora-News.

Sipas shërbimit të punësimit në Lezhë mund të pranohet refuzimi vetëm në rast kur punëkërkuesit janë të paaftë për vendin e ofruar ose kanë fëmijë të moshës nën 1 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori