Lëvizja e Bankës Amerikane, rritje në tregjet ndërkombëtare
Pëlqej
Banka Qendrore në SHBA, FED, sërish do të hedhë miliarda dollarë në treg me qëllim forcimin e koniunkturës. Siç bëri të ditur FED-i në Washington, për këtë qëllin deri në mes të vitit të ardhshëm do të blihen obligacione shtetërore me vlerë prej gjithsej 600 miliardë dollarësh.

Shefi i FED-it Ben Bernanke, e argumentoi këtë vendim me zhvillimin e ngadaltë të ekonomisë. Rimëkëmbja e ekonomisë dhe tregut të punës po përparojnë shumë ngadalë, deklaroi Bernanke në një kohë kur kuota e papunësisë në SHBA është 10%.

Analistët vlerësojnë lajmin duke hequr paralele me injektimin e një sasie të ngjashme që coi në rënien e vlerës së dollarit e parashikojnë rënie të mëtejshme si rezultat i kësaj pakete të re. Por tregjet financiare shënuan rritje.

Një pjesë e të hollave futen në ekonomi, të tjerat përdoren për blerjen e pronave dhe aksioneve ndaj pritet një rritje e lëhtë dhe në tregun e aksioneve.

Tregjet aziatike shënuan menjehere rritje pas lajmit të bankës amerikane. Indeksi japonez shënoi rritje prej 2 përqind. Pati rritje edhe në Korenë e Jugut, Australi, Singaporë e Taivan. Pozitivisht u prit lajmi dhe në hapje të bursave europiane
Shtuar më 04/11/2010, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori