Lagarde: Borxhi dhe papunësia në nivele të larta
Kryetarja e FMN-së, Christine Lagarde e shikon rimëkëmbjen e ekonomisë së Europës të ngadaltë ndërsa sugjeroi se ulja e shpejtë e shpenzimeve buxhetore në vendet e zhvilluara siç është SHBA dhe ekonomitë e mëdha në Evropë, në vend që të përmirësojë situatën, mund ta përkeqësojë edhe më tepër atë.

"Sistemi financiar në Evropë është ende nën presion të madh. Borxhi është shumë i madh, qoftë ai publik, qoftë ai privat. Papunësia shënon rritje çdo muaj. Rritja e çmimit të naftës ka aftësinë të shkaktojë shumë dëme",-tha ajo pas vendimit për rritjen e fondit të shpëtimit nga 500 në 800 miliardë euro. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori