Ja me kë përballet Tirana nëse kalon Crvena Zvezdën

Tirana do të arrinte më shumë sesa një rezultat historik në rast se ia del përballë Crvena Zvezdës.

E duke qenë se bëhet fjalë për tur me tek ndeshje, gjithçka mund të ndodhë.

Bardheblutë kaluan Dinamon e Tbilisit dhe tanimë, një tjetër emër i madh do të jetë përballë. Serioziteti i bardhebluve dhe me pak fat, mund të çojë edhe në kualifikimin në turin tjetër.

Tirana në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve në rast kualifikimi do të marrë koeficientin e Crvena Zvedës, që është në vazon e ekipeve favorite.

Bardheblutë përballen vetëm me ekipe kampione në rast kualifikimi. Rival i Tiranës nëse ia del ndaj Crvena Zvezdës, do të jetë një prej fituesve të çifteve të mëposhtme:

Karabak / Sherif Tiraspol
Legia Varshava / Omonia Nikosia

Suduva / Makabi Tel Aviv

Çelje / Molde

Dinamo Brest / Sarajevo


Shtuar 25.08.2020 14:45