Kur del e çfarë ndryshon, BSH hedh në qarkullim monedhën e re 20 lekëshe
Pëlqej
Banka e Shqipërisë bën me dije se duke filluar nga data 30 mars 2018, do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2016">2016.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 20 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 120, datë 09.11.2016">2016, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedha e re metalike, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2016">2016, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2016">2016”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEK˔, dhe “SHQIPËRIS˔. (më parë këto fjalë ishin shkruar me e)

Duke filluar nga data 30 mars 2018, monedha metalike me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2016">2016, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme./monitor/
Shtuar më 16/03/2018, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori