Ku po shkon Greqia?
Parlamenti grek është shpërndarë pasi më 25 janar Greqia do të votojë për qeverinë e re, e ku rivale për të marrë pushtetin janë Syriza e Alexis Tspiras dhe Demokracia e Re e kryeministrit aktual Andonis Samaras.

Ndërsa, qeveria aktuale i është bindur rregullave të Gjermanisë, duke marrë hua nga jashtë dhe duke rekrutuar pensionet dhe pagat, Syriza ka premtuar se do ta refuzojë borxhin e jashtëm.

Partia radikale që sondazhet e rendisin në krye me pak më shumë përqindje votash se partia e Samarasit shihet me rrezik edhe nga vetë BE-ja, e cila deri më tani ka marrë masa për ta shpëtuar shtetin grek nga ndonjë kolaps i mundshëm.

Ekspertët kanë vlerësuar se nëse Syriza fiton zgjedhjet, Greqia rrezikon ose të zhytet edhe më thellë në krizë ose të shpëtojë nga ajo, duke eleminuar ndjeshëm shanset për rrugën e mesme.

Merkel u zotua se Gjermania është e gatshme ta lërë Greqinë të dalë nga eurozona dhe se këtë gjë do ta bënte në rast se zgjedhjet fitohen nga të majtët radikalë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Annika Breidthardt tha të hënën se “anëtarësimi në Eurozonë është i pakthyeshëm”, duke rikujtuar se ky rregull bën pjesë në Traktatin e Lisbonës.

Deklarata të tilla synojnë edhe "frikësimin" e grekëve me qëllim që të mos votojnë radikalët e Tsipras.

Ajo që dihet është se Greqia ndodhet në një udhëkryq dhe se grekët do të përcaktojnë nëse do të vijojnë të përjetojnë "torturat" nën masa shtrënguese të diktuara nga Evropa me Samaras apo do të zgjedhin Tsipras./albeu.com/

Dionis Xhafa

Shtuar më 06/01/2015, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori