Meta: Kjo situatë po shkatërron ekonominë e turizmin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
LSI sot organizoi një takim me vajza dhe gra banore të Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.

Meta theksoi se situata aktuale politike po krijon shqetësime edhe për ekonominë duke marrë si shembull zhvillimet në ekonomi.

Meta tha se shumë të huaj kanë anuluar vizitat në Shqipëri pikërisht për shkak të klimës politike, që dëmton perspektivën e këtij sektori që ka me mijëra njerëz të punësuar.

“Dje takova një drejtues të një agjencie turistike dhe me shumë shqetësim më thotë: Çfarë po ndodh kështu?

Kisha 7 grupe turistike nga Spanja që kishin bërë rezervimet për të ardhur për sezonin turistik. Gjashtë grupe i kanë anuluar deri tani rezervimet.

Ky është një shqetësim real që ka të bëjë me perspektivën e një sektori me të cilin jetojnë mijëra e mijëra familje shqiptare në të gjithë vendin, në bregdet apo edhe në mal”, – u shpreh ish-kryetari i LSI-së, duke shtuar se kostot e kësaj pasigurie i paguajnë familjet shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2017, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori