Kriza irlandeze, euro vazhdon të shënojë rënie
Pëlqej
Euro ka rënë sërish për shkak të frikës se kriza që ka përfshirë Irlandën mund të përhapet në ekonomitë e tjera evropiane duke bllokuar tregjet monetare. Euro ka rënë me një cent kundrejt dollarit në orët e para të ditës së sotme, duke vajtur në 1.2365 dollarë.

Ndërsa gjatë kësaj jave monedha e përbashkët europiane ra me 3 për qind kundrejt asaj amerikane. Ndërkohë, Parlamenti portugez do të votojë më vonë një sërë masash anti-krizë që kapin vlerën e disa miliardë eurove.

Shumë analistë mendojnë se Portugalia do të jetë vendi tjetër që do të dalë në vijën e parë për të kërkuar ndihmë financiare. Madje, disa media shkruajnë se disa vende të eurozonës dhe vetë BERZH po bëjnë presion ndaj Lisbonës që të kërkojë asistencë financiare.

Gjithësesi, qeveria portugeze nga ana e saj i mohon këto zëra, duke i cilësuar si “tërësisht të rremë”.
Shtuar më 26/11/2010, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori