Kreu i AKEP: Ulen tarifat e celularëve
Rritja në katër e numrit të operatorëve të telefonisë celulare ka ndikuar në uljen e tarifave. Drejtori i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, Pirro Xhixho thekson se me gjithë uljet e viteve të fundit tarifat celularë në Shqipëri mbeten më të shtrenjta se mesatarja e rajonit.

“Reduktimi i tarifave celulare vitet e fundit si rezultat i ndërhyrjeve në këto tarifa nga AKEP-i si dhe nga konkurenca në treg ka përmirësuar pozicionin e Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera e BE duke arritur rreth niveleve mesatare të këtyre shpenzimeve nga nivelet maksimale që kemi qenë në 2008. Megjithatë, Shqipëria mbetet në rajon mbi mesataren” tha Pirro Xhixho.

Sipas AKEP tregu i telefonisë fikse nuk njeh konkurencë të fortë, pasi shërbimi në mbi 80% ofrohet nga një kompani e vetme, Albtelekom. Por sipas AKEP, gjatë këtij viti pritet që kjo situatë të ndryshojë me futjen e operatorëve dhe shërbimeve të reja.

Shtuar më 07/03/2011, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori