Kreditë, pritet rritje të interesave
Të gjitha llojet e kredive që do të jepen nga bankat gjatë këtij viti do të jenë me interesa më të larta. Këto parashikime janë përkundër një politike të Bankës Qendrore e cila për të katërtën herë rresht brenda një viti ka ulur çmimin e lekut në 4.5 për qind nga 5.75 për qind, me qëllimin e vetëm lehtësimin e kredisë.

Duke ju referuar analistëve të kredisë në banka, gazeta Mapo shkruan se interesat tashmë po i dikton tregu dhe risku i lartë që ai paraqet dhe jo politika e Bankës Qendrore. Për tremujorin e parë të vitit 2012, ekspertët e bankave presin rritje të kredive të miratuara në lekë dhe ulje të atyre të shprehura në monedhë të huaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2012, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori