Gjatë muajit
korrik, inflacioni arriti në 3.6 % duke shënuar një rënie prej 0.7 % kundrejt qershorit. Kj është konstatuar nga Instituti i Statistikave. “Çmimet e konsumit në muajin
korrik shënuan një
ulje prej 0.7 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit të cmimeve në muajin
korrik është 3,6%.
Indeksi i
grupit ushqime dhe pije joalkoolike shënoi një
ulje prej 1.7%. Brenda këtij grupi, uljen më të madhe prej 9,5% e shënoi nëngrupi zarzavate, përfshi patatet”, thuhet në deklaratën zyrtare të INSTAT.
Sipas INSTAT
indeksi i
grupit veshje dhe këpucë ka shënuar një
ulje prej 0,3%, ku ulja më e madhe në prej 0,8% vërehet në nëngrupin këpucë.
“
Indeksi i
grupit, qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji shënoi një
ulje prej 0,1%.
Ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes të cmimit të lëndëve djegëse.
Indeksi i
grupit transport shënoi një ule prej 0,3%, gjatë muajit
korrik çmimi i naftës shënoi një
ulje prej 0,9% dhe çmimi i benzinës 0,4%”, nënvizon INSTAT. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2011,
ora 18:44