Kosovë-Hungari, marrëveshje për shmangien e tatimit
Pëlqej
Kosova dhe Hungaria arrijnë marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalet. “RTK” shkruan se ministri i Financave Besim Beqaj dhe ambasadori hungarez në Prishtinë, Lorant Balla, theksuan se kjo marrëveshje pritet të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

“Kjo marrëveshje do t’u japë siguri investitorëve që të gjejnë hapësirë për të vepruar ekonomikisht në secilin shtet. Kjo do të mundësojë edhe rritjen e potencialit për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta nga Hungaria në Kosovë”,-tha Beqaj. Nga ana tjetër, Balla u shpreh se marrëdhëniet politike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë kanë arritur nivel të lartë, por ato ekonomike kanë ecur më ngadalë.

“Besoj se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kemi bërë një hap përpara për të ndërtuar kornizën rregullative që ndihmon kontaktet ekonomike”, tha Balla. Shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë ende janë në nivel të ultë, kurse vlera e investimeve kishte arritur në rreth 35 milionë euro.
Shtuar më 03/10/2013, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori