Kosova paguan borxhet e vjetra të trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë
Pëlqej
Kosova do të shpaguajë të gjitha borxhet e vjetra të trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë, të cilat janë të dokumentuara me fakte të pamohueshme se ato mjete janë shfrytëzuar për ndërtimin e infrastrukturës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në periudhën e para luftës.

Në të kundërtën, Qeveria nuk do të marrë asnjë obligim ndaj pretenduesve eventualë, thonë zyrtarë qeveritarë.Ndryshe, kjo çështje, si e tillë, është përfshirë edhe në Pakon e Martti Ahtisaarit, ku thuhet se, Kosova do të marrë përsipër pjesën e vet të borxhit të jashtëm të Republikës së Serbisë, shkruan rel.

Pjesa e Kosovës do të përcaktohet përmes negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke pasur parasysh parimet vijuese, në marrëveshje me kreditorët relevantë: borxhi i caktuar i jashtëm do të jetë detyrim i Kosovës kur përfituesi përfundimtar është i vendosur në Kosovë.

Sidoqoftë, shifrat zyrtare se sa është borxhi, ende mungojnë, përderisa Ministria e Financave posedon vetëm vlerën, të cilën tashmë është duke paguar, kurse ekspertë për çështje financiare konsiderojnë se borxhi duhet të jetë rreth 750 milionë dollarë.

Shtuar më 30/08/2014, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori