Kosova me qëndrueshmëri financiare
Presidentja Atifete Jahjaga gjatë prezantimit të raportit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës u shpreh të mërkurën se pavarësisht ndikimit të krizës globale, Kosova ka arritur të ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike dhe financiare.

"Qasja dhe angazhimi i gjithëmbarshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës me përgjegjësi dhe seriozitet po vazhdon të dëshmohet me konsolidimin e marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare, dhe në këtë mes marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar është e një rëndësie të veçantë për sistemin tonë ekonomik e financiar.
Anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një e arritur tjetër e rëndësishme, e cila krahas anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe zhvillimin komplementar me vendet e rajonit", u shpreh Jahjaga.

Sipas presidentes gjatë kësaj periudhe, me gjithë përballjen me vështirësitë e shkaktuara nga kriza ekonomike globale, Republika e Kosovës ka arritur të ruaje stabilitetin makroekonomik.


Jahjaga premtoi vazhdimin e reformave për forcimin e rendit dhe të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekonomisë joformale.

Ndërsa Guvernatori i Bankës qendrore, Gani Gërguri u shpreh se Kosova ka qëndrueshmëri financiare, që dëshmon se sistemi financiar jo vetëm që ka aftësi për të mbajtur vetveten por edhe për të mbështetur sektorët tjerë të ekonomisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2012, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori