Konsumatorët familjarë nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë
Pëlqej
Banka Botërore ka aprovuar një paketë financiare për reformimin e sistemit të energjisë elektrike. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Tregtisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri i cili siguroi se reformat nuk do të prekin çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe shtresat në nevojë.

"Qeveria po adreson dhe do të adresojë siç duhet problematikën e sistemit të energjisë elektike. Reformat u shtynë për shkak se ne trashëguam një situatë të paqartë juridike në sistemin e shpërndarjes. Zgjidhja e marrëveshjes me kompaninë çeke CEZ, dhënia e statusit të qartë juridik dhe marrja nën kontroll e aseteve të shpërdarjes bënë të mundur hapjen e mundësisë për financime në këtë sektor." tha Gjiknuri. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori