KONFERENCA/ AMF rrit përpjekjet për edukimin financiar të studentëve përmes praktikave profesionale
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi sot Konferencën e dytë Kombëtare “Edukimi
Financiar” me fokus kryesor
studentët, të cilët shpalosën punime të ndryshme në lidhje me tregjet nën
mbikëqyrje dhe rëndësinë e
edukimit financiar për zhvillimin e tyre.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koçi, u ndal te rëndësia e
edukimit financiar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe investitorëve.
Ai theksoi se
Autoriteti përveç angazhimit të nisur me fushata informuese në universitete, ka shkuar edhe më tej me një nismë për praktikat mësimore të studentëve.
“
Autoriteti ka koordinuar për herë të parë përgjatë këtij viti praktikat profesionale të rreth 300 studentëve, me shpërndarjen e tyre pranë shoqërive të tregjeve që ne mbikëqyrim.
Kjo është një nismë me përfitim reciprok, ku në njërën anë
studentët aftësohen dhe njihen nga afër me proceset e punës, ndërsa në anën tjetër, shoqëritë e kanë më të lehtë për të identifikuar dhe rekrutuar profesionistët e së ardhmes. Aktualisht, në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare po zhvillojnë praktikën mësimore 9 studentë, të cilët përgjatë një muaji marrin informacion të plotë dhe të gjithëanshëm në lidhje me të gjitha proceset e punës në Autoritet,” u shpreh Koçi.
Konferenca u përshëndet edhe nga zv/ministri i Arsimit, Redi Shtino, i cili theksoi se Ministria e Arsimit i ka kushtuar vëmendje të posaçme
edukimit financiar dhe përfshirjes sa më të madhe të të rinjve nëpërmjet nismave konktete.
Ai përmendi përfshirjen e lëndës së ekonomisë si lëndë bazë në kurrikulën e klasë së 12-të në shkollat e mesme.
Të pranishëm në konferencë ishin dhe zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dhe përfaqësues nga Banka e Shqipërisë.
Të gjithë të pranishmit e vlërësuan këtë nismë të Autoritetit dhe theksuan gadishmërinë për zgjerimin e
edukimit financiar në nivel kombëtar, si një domosdoshmëri në funksion të zhvillimit ekomomik të vendit.
Tematikat e trajtuara në punimet e studentëve, të udhëhequr edhe nga pedagogët e tyre, përfshinin mes të tjerave:
Tregu i sigurimeve, dixhitalizimi, çfarë e pengon zhvillimin e mëtejshëm të tij;
Kushtet e kontratave të sigurimit;
Bursat, niveli i zhvillimit të tyre në Shqipëri;
Faktorët që ndikojnë mbi perceptimin e produkteve vullnetare;
Aftësimi
financiar te të rinjtë shqiptarë;
Fondet e investimeve si një mundësi alternative investimi;
Roli i fondeve të pensionit në tregun
financiar, etj.
Risi e kësaj konference ishte edhe formati i prezantimit të punimeve dhe mënyra interaktive e realizuar nga
studentët.
Në përfundim të konferencës,
Autoriteti dhe shoqatat e tregjeve nën
mbikëqyrje, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit, si dhe Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri vlerësuan punimet më të mira.
Me çmimin e parë nga
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u vlerësua punimi “Aftësimi
financiar dhe rëndësia e tij”, i realizuar nga katër studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Vlerësimet lidheshin me kontrata punësimi në shoqëritë që veprojnë në tregjet nën
mbikëqyrje, mundësinë e praktikave profesionale apo dhurimin e pajisjeve dixhitale për
studentët.
AMF e ka kthyer tashmë këtë konferencë me
studentët në një aktivitet të përvitshëm, duke i shërbyer
edukimit financiar dhe përfshirjes së të rinjve në tregjet nën
mbikëqyrje.
Shtuar më 24/05/2019,
ora 13:36